-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko: Serbia tentoi të krijojë një Donbas serb në Kosovë

Kryesoret

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, theksoi në një konferencë se lufta në Ukrainë ka pasur ndikime të thella në Ballkanin Perëndimor, duke rritur nacionalizmin dhe tensionet etnike.

Ai vuri në dukje se agresioni rus ka detyruar vendet e rajonit të rishikojnë politikat e jashtme, duke u afruar më shumë me BE-në dhe NATO-n.

“Lufta në Ukrainë ka pasur ndikime të shumta dhe komplekse në Ballkan. Pushtimi rus i ukrainës ka pasur pasoja në Ballkan duke ndikuar në politikën, ekonominë edhe sigyurinë e rajonit. Lufta ka nxitur ndjenjën nacionaliste në rajon duke rritur tensionet mes grupeve etnike dhe duke ndikuar në stabilitetin politik”, ka thënë Majko.

Majko kritikon politikën zyrtare serbe, e cila sipas tij përdor marrëdhëniet me Kosovën për të nxitur unitetin kombëtar, por që gjithashtu rrit ekstremizmin nacionalist.

Ai e lidh sulmin në Banjskë me një tentativë për të krijuar një Donbas serb në Kosovë.

“Aksioni i dështuar në Banjskë, e vendosi Serbinë zyrtare në pozitë të vështirë. Ngjarja në Banjskë do të kërkoj mjaft angazhim për të provuar se ishte akt ilegal. Banjska nuk e fshehu aludimin se ajo ishte një tentativë serioze për të krijuar një Donbas serb në Kosovë”, u shpreh Majko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit