Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga pesë punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar tre ditë më parë për shpërdorimin e fondeve të rindërtimit.
Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj u lanë në burg më masë sigurie “arrest në burg”. Për Xhemile Ukun u dha masa “arrest shtëpie” dhe për Edlira Ramaj “detyrim paraqitje”.
Zyrtaret e Bashkisë Rrogozhinë akuzohen për veprat: “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dhe mashtrim “me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090′.
Zyrtaret vlerësuan 78 kasolle derrash e bagëtish si banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.