Ditën e sotme ka shpërthyer një bombë amerikane e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e cila ishte e groposur në një aeroport japonez.
Shpërthimi i bombës ka shkaktuar një krater në rrugë dhe ka bërë që të anulohen mbi 80 fluturime. Nuk raportohen persona të lënduar.
Ministria e Transportit ka thënë se nuk ka pasur avionë afër në momentin e shpërthimit në Aeroportin Miyazaki, raportoi AP.
Zyrtarët kanë konfirmuar se shpërthimi kishte ardhur nga bomba, ndërsa po hetohet shkaku. Fluturimet e anuluara pritet të nisin të enjten në mëngjes.