Nuk ka asnjë ndryshim. Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2021 për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.
Dënimi për të me 14 vite burg ka mbetur në fuqi, ndërsa për rekursin e Gilmando Danit, u vendos mospranim, për shkak se ai ka ndërruar jetë.
Gjyqtarët Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri në dhomë këshillimi, kanë lënë në fuqi dënimin me 55 vite burg në total për 5 të akuzuarit.
Në vendimin e formës së prerë të 5 viteve më Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vite burg dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.









