-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiprim Pula: Qeveria administruese e kërkesave të palës greke

Kryesoret

Në takimet mes kryeministrave, ministrave të jashtëm dhe ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë dhe Greqisë, përsëritet vazhdimisht kërkesa për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grekë në territorin shqiptar.

Kjo çështje nuk mund të trajtohet thjesht si formalitet diplomatik, sepse prek drejtpërdrejt një parim bazë, atë të reciprocitetit, që nuk po zbatohet barabartë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Respekti për të rënët e Luftës së Dytë Botërore nuk mund të mbështetet mbi pabarazinë. Nëse pala greke po kërkon zgjerimin e varrezave memoriale për ushtarët e saj në Shqipëri, atëherë pse të mos pranohet si krejt e natyrshme dhe legjitime edhe çështjen e ushtarëve shqiptarë të rënë në Çamëri gjatë Luftës së Parë dhe Dytë Botërore.

Pse kjo pabarazi ndaj kujtesës historike shqiptare?

Pse shteti grek nuk ka pranuar asnjëherë ta trajtojë temën e pronave të çamëve?

Injorim! Injorim në të heshtur nga shteti grek, për të rënët shqiptarë dhe Çamërinë.

Heshtja e vazhdueshme për pronat dhe të rënët shqiptarë në Çamëri, ndërkohë, kërkesat greke për varreza në territorin shqiptar, krijojnë një asimetri të qartë të pabarazisë në marrëdhëniet shqiptaro—greke.

Njëra palë insiston madje edhe kushtëzon në njohje të kujtesës së saj historike përmes varrezave, ndërsa pala tjetër përballet me injorim, shmangie edhe me kushtëzime të vazhdueshme për integrimin europian të Shqipërisë.

Duhet kuptuar, kërkesa për zgjerimin e varrezave greke në Shqipëri, pa një trajtim të barabartë të çështjes së të rënëve shqiptarë në Çamëri, dhe të drejtave pronësore të çamëve, krijon precedent të rrezikshëm: kujtesa historike për palën greke kërkohet të formalizohet ndërsa për palën shqiptare të harrohet.

Qeveria shqiptare nuk duhet të administroj kërkesa të tilla greke. Përfundimisht duhet që çasjen e pabarazisë dhe shtytjes drejt harresës për palën shqiptare të mos e zbatoj — nuk është vlerë universale, politike dhe as diplomatike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit