Pas zjarreve të përhapura në Xilocastro, Greqi, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dërguar menjëherë ndihmë.
Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse.
Efektivët shqiptarë do të qëndrojnë në Greqi deri në stabilizimin e situatës, duke treguar gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar në rastet e fatkeqësive natyrore.