Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës u vendos që nga 24 deputetët, Edi Paloka të përjashtohet me 10 ditë nga parlamenti.
Edi Paloka me anë të një interviste në Klan News deklaroi që nuk ka qenë fare i pranishëm ditën e kaosit në parlament ku u dogjën karriget.
“Përjashtim interesant. Jam dënuar më pak nga të gjithë, do thuash ti apo kushdo se kam treguar tolerancë me Edin. Kur je pa faj fare, nuk të dënojnë shumë. E di ti që unë nuk kam qenë fare atje?! Unë nuk isha as në mbledhje për disa arsye, as kur u hoqën karriget e as kur u dogjën. Kam hyrë në sallë me vonesë, në vetë filmimet që kanë shpërndarë duket që unë nuk kam bërë asgjë. Nuk kam bërë asgjë! Këta janë tolerantë, s’janë aq të këqinj sa duken. Edhe Salianjin e dënuan me 1 vit burg se mund ta dënonin me 5 vite. Nuk janë aq të zinj!”, ka thënë Paloka.
Ai ka theksuar që kanë rekord me të se njëherë e kanë dënuar pa qenë fare në sallë.
“Këta kanë rekord me mua, se njëherë më kanë dënuar pa qenë fare në sallë. E pashë veten në listë, për akte në parlamentin ku s’isha hiç. Drurin jepja dhe kur s’bën faj se edukohet. Do ta paguajnë për të gjitha, me të gjitha format!”, përfundoi ai.