Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës në zgjedhjet e ardhshme, Ivi Kaso ka folur nga Pogradeci për situatën politike në vend, dënimin e Ervin Salianjit dhe për situatën në Kuvend.
Kaos ka thënë se ende nuk e di nëse Andrea Mano do e pranojë mandatin e Salianjit, si dhe e cilësoi dënimin e Salianjit si të padrejtë dhe mandatin ia hoqën padrejtësisht.
Gjithashtu ai shprehu se ka komunikuar me Ervin Salianjin dhe ka diskutuar për tema të ndryshme me të.
“Ai ka treguar një shkallë të lartë integriteti jo vetëm politik, por edhe personal përsa kohë që pavarësisht se i bindur 100% se vendimmarrja politikisht e motivuar e gjykatës nuk e prekte në asnjë mënyrë dhe të mos i krijonte atij asnjë pasojë, përsëri u përball në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë situatë dhe gjithë vëmendja e tij është për familjen, të afërmit që e vuajnë në mënyrë të padrejtë, sikundër kolegët dhe bashkëpuntorët e vetë të Partisë Demokratike, veçanërisht ata të qarkut të Korçës dhe Elbasanit.”, u shpreh Kaso.
Ndërsa për protestën e 7 tetorit ai tha se pritet masiviteti i njerëzve sepse ka shumë zemërime, pakënaqësi dhe vendosshmëri për përballje.