Flamur Noka i ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story ka deklaruar se deputeti Ervin Salianji është në burg sepse guxoi që të denonconte vëllain e ish ministrit Fatmir Xhafaj.
Noka tha se “Fatmir Xhafaj është betuar te varri i nënës që sa vite do bëjë burg Geroni në Itali, aq vite do bëjë Salianji në Shqipëri… Salianji është në burg për fjalën e lirë sepse ka guxuar të denoncojë mafien, një të vërtetë që godiste mafien e familjes Xhafaj. Por këtu është problem të thuash një të vërtetë”.
Më tej ai tha se ka provuar burgun e diktaturës dhe uk ia ndjen për këtë diktaturën këtu, pasi këto i duken si miza.