Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka komentuar përpjasjete që ndodhën sot në Parlament. Zhupa tha se ata janë votuar për të qenë në Parlament dhe mazhoranca votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Xhaçkës. Parlamenti çon në burg një deputet me mandat, nuk mbledh Këshillin e Mandateve. Me dhunuesit e Kushtetueses nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi ndaj nesh ishte politik.”, u shpreh ajo.
Zhupa tha se nuk mund të akuzohen si turmë, pasi Edi Paloka nuk ka qenë fare në asnjë veprim të paligjshëm, thjesht ka lëvizur karrigen.
Deputetja nënvizoi se sot ata thjesht donin të futeshin në Parlament.