Dinamo ka mposhtur Laçin me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Superiores, të luajtur në “Elbasan Arena”.
Të besuarit e Ilir dajës kaluan në avantazh në minutën e 22 nga Mandela dhe në pjesën e dytë në minutën e 55 shënoi Zabërgja.
Ndërsa Laçi shënoi vetëm në minutën e 97 nga Kurti, gol i cili vlejti vetëm për statistikë.
Dinamo shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e parë të renditjes, ndërsa Laçi vazhdon të qëndrojë në vendin e fundit me vetëm 3 pikë.