Mesditën e sotme reshjet e shumta në qytetin e Krujës janë shoqëruar edhe me shkarkesat e rrufeve, dhe si pasojë dyshohet se ka rënë në një shtëpi dykatëshe në fshatin Larushk.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë mundur shuarjen e plotë të flakëve në banesë.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit.