Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani me anë të një postimi në platformën X ka treguar se ka mbërritur në Samitin e Fracophonie dhe ndodhet atje për të përfaqësuar Kosovën në samitin e krerëve të shteteve, pjesë e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë.
Ajo është pritur nga presidenti francez Emannuel macron dhe bashkëshortja e tij Briggite në pallatin Élysée.
“Kosova mbetet e vendosur për të forcuar bashkëpunimin me partnerët e saj frankofonë dhe për të forcuar pozitën e saj ndërkombëtare, shkruan Osmani.