Në Vlorë situata vazhdon që të jetë problematike dhe energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se vendi ynë është goditur nga kushte atmosferike të këqija dhe Vlora është më e prekur.
“Për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik për shkak të prezencës së ujit, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) në Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizimin e situatës. Kjo do të shkaktojë mungesë energjie deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave.Ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të risjellë sa më shpejt energjinë”, njofton OSSH.