Një sulm terrorist ka ndodhur Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur të vrarë 90.3 nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës.
Ngjarjet në Banjskë, sipas zëdhënësit të KFOR-it, dëshmuan një bashkëpunim shumë të mirë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, respektivisht.
“Policia e Kosovës ishte reaguesi i menjëhershëm në terren, ndërsa KFOR-i dhe EULEX-i ishin të pranishëm dhe të gatshëm për të ofruar mbështetje, nëse kërkohej. Reagimi efektiv i Policisë së Kosovës parandaloi çdo përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës dhe ndihmoi në stabilizimin e shpejtë të situatës në zonë”, ka thënë ky zëdhënës i KFOR-it.
Ai tha se si pasojë e ngjarjeve të vitit të kaluar në veri, KFOR-i thotë se rriti praninë e tij në Kosovë me rreth 1,000 trupa shtesë nga rezervat.
“Ata ishin hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së në mënyrë efektive, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky ka qenë edhe përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, potencoi ky zëdhënës i KFOR-it.