Antonela dhe Mariela Berisha vazhdojnë të mbeten në arrati që prej sulmit brutal ndaj influencieres Klea Prenga, e cila u godit me shishe qelqi në fytyrë në një lokal në Tiranë. Prej fillimit të gushtit, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e dy motrave, që tani janë në mesin e personave më të kërkuar nga policia.
Sipas burimeve, dy motrat supozohet se janë arratisur drejt Dubait, ku kanë gjetur strehim. Pas ngjarjes, ato kanë marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Miq të afërt kanë konfirmuar se, pavarësisht arratisjes, ato vazhdojnë të komunikojnë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri.
Në ndërkohë, një përplasje e re është shfaqur në rrjete sociale mes Klea Prengës dhe nënës së motrave Berisha, ku Klea ka publikuar një koment të denoncimit të saj ndaj sulmit. Ndërsa hetimet nga policia nuk kanë avancuar, situata mbetet e tensionuar dhe e paqartë për fatin e dy motrave.