Mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetet e Evropës për të kërkuar përfundimin e luftës në Gaza, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi ndërprerjen e furnizimit me armë për Izraelin.
“Prioriteti është kthimi te një zgjidhje politike dhe ndalimi i dorëzimit të armëve për të luftuar në Gaza,” tha Macron, duke konfirmuar se Franca nuk po dërgon më armë në këtë drejtim.
Protesta janë zhvilluar në qytete si Romë, Bruksel, Athinë dhe Londër, ku në kryeqytetin britanik janë raportuar pesë arrestime. P
Pjesëmarrësit pro-palestinezë kërkojnë ndihmë për popullin e Gazës, ndërsa policia e Londrës e vlerësoi numrin e protestuesve si më të madh se në demonstratat e tjera të ngjashme.