Ushtria izraelite thotë se ka goditur brenda natës “objektet e ruajtjes së armëve” dhe “lokacionet e infrastrukturës terroriste” që i përkasin Hezbollahut.
Sipas Sky News janë marrë hapa të shumtë për të minimizuar viktimat civile, duke përfshirë “paralajmërimet për popullsinë në zonë”.
IDF tha në një deklaratë: “Organizata terroriste Hezbollah vendos qëllimisht objektet e saj të prodhimit të armëve dhe armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të qytetit të Bejrutit, duke vënë në rrezik popullsinë civile në zonë. IDF po vazhdon të operojë për të degraduar dhe çmontuar aftësitë e Hezbollahut.”