Në Vlorë është proceduar penalisht mjekja me iniciale I.C., e cila dyshohet për mjekim të pakujdesshëm ndaj një foshnje 5 ditëshe.
S.H., ka lindur një foshnje dhe si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm në datën katër të këtij muaji, foshnja 5 ditëshe ka humbur jetë.
Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.