Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shkodër. Një autoveturë, kamion dhe një furgon janë përfshirë në aksident dhe si pasojë është përplasur një grua.
Menjëherë gruaja është dërguar në spitalin e Lezhës ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërkohë policia ka vijuar hetimet për zbardhjen rrethanave të aksidentit.