Disa të rinj të maskuar kanë vazhduar me thyerjen e xhamave të reklamave, ndërsa protestuesit, të udhëhequr nga Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, po zhvendosen drejt zonës së Pazari të Ri.
Fillimisht, ata tentuan të afrohen pranë Kuvendit, por tymi i gazit lotsjellës nga policia i shpërndau. Tensionet vazhdojnë, ndërsa turma kërkon të shprehë revoltën e saj.