-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Policia po frikëson adoleshentët në shkolla para protestës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar veprimet e policisë në disa qytete, ku thuhet se janë dërguar në shkolla për të kontrolluar nëse adoleshentët do të marrin pjesë në protestën e sotme.

Ai ka publikuar një video ku demokratët nga Shkodra dhe Kurbin po udhëtojnë drejt Tiranës për t’u bashkuar me tubimin.

Berisha i bën thirrje policisë të qëndrojë larg institucioneve arsimore, duke e cilësuar këtë veprim si një tentativë për të frikësuar të rinjtë.

Reagimi i Berishës:

Larg policinë nga shkollat!

Dhunë policeske në shkolla ditën e mosbindjes civile!

Narko-qeveria e lebetitur nga adoleshentët!

Dënoj me forcën më të madhe përpjekjen për të friksuar adoleshentët guximtarë që janë tmerri i narko-qeverisë.

📩 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr sot ne disa qytete kane derguar policine nëpër shkolla për të marrë vesh për ndonjë pjesëmarrje adoleshentësh ne Marshimin drejte Tiranes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit