Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në dasmën e djalit të tij, Donald Trump Jr., duke theksuar se detyrat e tij dhe angazhimi ndaj vendit e bëjnë të pamundur pjesëmarrjen.
Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump shprehu urimet për çiftin dhe argumentoi vendimin e tij për të qëndruar në Uashington gjatë kësaj periudhe të rëndësishme.
“Ndërkohë që doja shumë të isha me djalin tim, Don Jr., dhe gruan e tij të ardhshme, Bettina, rrethanat që lidhen me qeverinë dhe dashuria ime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk më lejojnë ta bëj këtë. Mendoj se është e rëndësishme për mua të qëndroj në Uashington gjatë kësaj periudhe të rëndësishme kohore. Urime Donit dhe Bettinës”, shkroi Trump.









