Prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme Partia Demokratike do të protestojë në Tiranë. Policia ka angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.
Përveç policisë për protestën e PD është angazhuar edhe Garda e Republikës në mbrojtjen e institucioneve. Stafi i sigurisë së Gardës do të dislokohet në ambientet e brendshme të Kryesisë dhe Parlamentit duke nisur nga ora 16:00, ndërsa perimetri i jashtëm do të mbulohet nga policia.
Në krahun tjetër, te Kryeministria ku pritet edhe të nisë protesta, janë marrë masa për fortifikimin e dyerve kryesore të godinës, që janë mbuluar me veshje metalike.
Po ashtu punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka nisur lyerjen me graso të shtyllave të ndriçimit pranë Kryeministrisë dhe Kuvendit, e përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.