Gjatë protestës së opozitës, protestuesi ka pësuar lëndime pasi u “përfshi” nga flakët e një molotovi të hedhur drejt selisë së Partisë Socialiste. Sipas pamjeve të siguruara, ai ndodhej shumë pranë vendit ku ra bomba molotov, duke rezultuar në djegie.
Në këtë situatë, jo vetëm protestuesit, por edhe disa efektivë të policisë kanë pësuar lëndime nga flakët që shpërthyen si pasojë e hedhjes së molotovëve.
Ngjarje të ngjashme janë raportuar gjithashtu përpara Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, duke theksuar intensitetin e protestave.