Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka cilësuar si “krejtësisht të papranueshme” përgjigjen e Iranit ndaj propozimeve amerikane për t’i dhënë fund luftës.
Sipas agjencisë iraniane Tasnim, propozimi i Teheranit, i përcjellë përmes Pakistanit që ka shërbyer si ndërmjetës, përfshinte ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në të gjitha frontet, heqjen e bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe garanci për mossulme të tjera kundër Iranit.
Armëpushimi i vendosur për të krijuar hapësirë për negociata mbi përfundimin e konfliktit të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt është respektuar kryesisht, megjithëse herë pas here janë raportuar shkëmbime zjarri.
Më herët gjatë kësaj jave, Trump deklaroi se lufta me Iranin do të “mbarojë shpejt”, duke lënë të kuptohet se negociatat mund të çojnë drejt një marrëveshjeje në një kohë të afërt.









