-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot mbahet protesta e Partisë Demokratike, çfarë pritet të ndodh

Kryesoret

Ditën e sotme në orën 18:00 do të mbahet protesta e Partisë Demokratike në formën e mosbindjes civile.

Kjo protestë nuk do të ketë fjalime dhe marshimi do të nisë nga selia e PD dhe do të marshojnë drejt Kryeministrisë e në disa rrugë të tjera të Tiranës. Pas grumbullimit para Kryeministrisë, protestuesit do të shpërndahen në zona të ndryshme me qëllim bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit.

Protesta e 7 tetorit u caktua pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianjit, por nisja e revoltës ishte paralajmëruar më herët nga Partia Demokratike. Opozita ka paralajmëruar që protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.

Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore dhe do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Gjithashtu do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit