-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Protesta do të ketë pikat kulmore për të kërkuar llogari

Kryesoret

Xhixho: Protesta do të ketë pikat kulmore për të kërkuar llogari
Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, foli sot në News24 për protestën e opozitës, duke theksuar rëndësinë e saj në kontekstin e keqqeverisjes dhe situatave të fundit.

“Kjo protestë ka një rëndësi të veçantë, përveç keqqeverisjes, aferave korruptive, kulmi arriti në dy momente të fundit, rrëzimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin ‘Xhaçka’ dhe burgosja pa ligj e deputetit Salianji. Me rrëzimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka rënë shteti ligjor, demokracia, kontrolli dhe balanca mes pushteteve. Ishte një kambanë alarmi për të gjithë sistemin në të cilin jetojmë”, tha Xhixho.

Xhixho theksoi se protesta do të shërbejë si një mekanizëm demokratik për të kërkuar llogari nga qeveria, duke shtuar se nuk do të ketë fjalime, por aksione konkrete. Ajo kërkoi zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe formimin e një qeverie teknike si parakusht për to.

“Aferat korruptive janë një nga arsyet kryesore për protestën tonë. Kemi dënim pa ligj dhe kjo i ndodh një deputeti, mund t’i ndodhë çdo qytetari,” u shpreh ajo.

Përfundimisht, Xhixho njoftoi se përfaqësuesit e Partisë së Lirisë do të mblidhen në seli para se t’i bashkohen protestuesve, duke shpresuar për një mbështetje masive në këtë nismë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit