Në Mirditë është arrestuar një 53-vjeçar i cili akuzohet për armë pa leje në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit me iniciale Gj.Gj., u gjetën 1 armë zjarri pushke dhe municion, të cilët më pas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.