-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon dënim për Arlind Gjokutajn, shpërdoroi 1.2 milion euro të shtetit

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 2 vite burg për Arlind Gjokutajn, ish Sekretarin e Ministrisë së Financave, i cili është arrestuar në janar të vitit 2023. Akuzat ndaj tij përfshijnë shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka abuzuar me kompensimin financiar të një objekti që ishte kompensuar më parë.

Gjatë hetimeve, Gjokutaj, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, dyshohet se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh. Hoxhaj, që mbante postin e drejtorit juridik në ministri, dhe Ruli, përmbarues, akuzohen për nënshkrimin e dokumenteve që lejuan kalimin e shumës për Ilir Thanën, pa të pasur statusin e duhur si pronar.

Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 17 tetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit