-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i CIA-s: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme

Kryesoret

Kreu i CIA-s, William Burns deklaroi se as Irani dhe as Izreli nuk e dëshironin një luftë të plotë, por se gjykimet e gabuara nga udhëheqësit, ose ngjarje të caktuara si sulme ushtarake që do të shkaktonin një numër të papritur viktimash, do të çonin situatën drejt shpërthimit.

“Përballemi me rrezikun real për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit. Lindja e Mesme është një rajon, ku gjëra të ndërlikuara ndodhin gjatë gjithë kohës”, tha shefi i CIA-s.

Burns thotë se, një kombinim i ndarjes së informacioneve të inteligjencës mes SHBA dhe Izraelit dhe sistemet e integruara mirë të mbrojtjes kishin lejuar dështimin e sulmit masiv raketor nga Irani në 1 tetor.

Shefi i CIA-s pohoi se Izraeli i kishte shkaktuar dëme shumë të mëdha Hezbollahut, dhe se aktualisht ishte duke përgatitur hakmarrjen ndaj sulmit iranian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit