Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS), Gerhard Wahlers, i cili po viziton Shqipërinë për të festuar 15-vjetorin e hapjes së zyrës së KAS në Tiranë.
Në këtë takim Tabaku vlerësoi kontributin thelbësor të KAS në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri, si dhe nënvizoi rolin jetik të opozitës në demokraci.
“Mbështetja e KAS ka qenë jetike për forcimin e demokracisë dhe një gur themeli për PD në 30 vitet e saj. Roli i opozitës është kyç për demokracinë dhe integrimin. Reforma zgjedhore ka dështuar për shkak të mungesës së vullnetit të mazhorancës. Balanca e pushteteve mbetet thembra e Akilit për demokracinë tonë. 🇦🇱”, shkruan Tabaku në X.