Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në një ambient që përdorej për mbajtjen e orendive shtëpiake në fshatin Dardhë të Korçës.
Ky ambient është djegur totalisht dhe u rrezikuan edhe banesat e tjera që ndodheshin afër. Menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja e cila ka arritur që të izoloj dhe të fikë zjarrin në kohë.
Dyshohet se zjarri është vënë në mënyrë të qëllimshme.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.