-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

42-vjeçari vret shokun e tij, flet bashkëjetuesja e autorit: E vrau sepse më shpëtoi mua

Kryesoret

Para disa ditësh një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku Admir Beqiri ka vrarë shokun e tij Gëzim Bizonin. Bashkëjetuesja e Admirit ka treguar momentin kur ai ka vrarë Gëzimin.

Ajo ka treguar që Admiri ka tentuar që ta vriste duke e djegur me çakmak dhe ajo ka shkuar që të kërkoj ndihmë tek fqinji.

“Më kapi për flokësh donte të më digjte me çakmak. Bërtita ‘ndihmë, ndihmë’. Erdhi më ndoqi në oborr, shkova tek aneksi i Gëzimit të më shpëtonte, Mori policinë, nuk u përgjigj. Mori Gëzimi një shishesh verë të më mbronte, se më tërhiqte për flokësh. Në atë moment më mori babi, më pyeti si je “i thashë do që të më djegë”. Vëllai erdhi me makinë të më merrte. Unë po laja rrobat dhe donte të më vriste. “, tha ajo.

Më pas u shpreh se “Gëzimin e vrau sepse më ndihmoi mua. Unë se pashë kur e vrau se Gëzimi më tha ik. I dha trupit dhe më dha shenjë të iki.Mora shapkat në dorë dhe ika me çorape, nuk e pashë ngjarjen si ka ndodhur. Mua më morën dhe më thanë që Gëzimi është vrarë. Kemi bashkëjetuar për 3 vite”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit