Një 48-vjeçar u arrestua pasi akuzohet për mbajtjen e lëndëve narkotike në banesën e tij, për qëllim shitje.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit me iniciale V.B., banues në Lulëzim, Krahës u gjetën dhe u sekuestruan 2.4 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa. Ai i posedonte me qëllim shitjen në qytetin e Memaliaj.
Ndërkohë materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.