Seanca gjyqësore ndaj Ruben Saraivas është shtyrë për në datën 16 tetor, prokuroria nuk ka ecur me çështjen.
Avokati i Saraivas, Kujtim Cakrani tha se provat që janë paraqitur nuk janë të mjaftueshme për implikimin e tij në këtë çështje.
“Sot ishim këtu për zëvendësimin e masës së sigurisë dhe raportin 2 mujor që prokurori duhet t’ia paraqiste gjykatës. Prokuroria nuk ka ecur me hetimet. Kërkova sot ndryshimin e masës së sigurisë sepse nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ky person ka kryer veprën penale për të cilën hetohet, sepse e jemi në fazë hetimesh jo akuze”, ka thënë avokati i tij.