-sidi education-spot_img
30.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfiskohen 22 pasuri të Gramoz Totos, Apeli lë në fuqi vendimin

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin për konfiskimin e pasurive të Gramoz Totos, duke vendosur kalimin e tyre në administrim të shtetit.

Vendimi përfshin 22 pasuri, prej të cilave 16 janë prona të paluajtshme dhe 6 automjete, të regjistruara në emër të Totos dhe familjarëve të tij.

Mes pasurive të konfiskuara janë toka, ndërtesa, ambiente shërbimi, apartamente dhe objekte të tjera në zonën e Beratit, përfshirë edhe një kompleks sportiv.

Procedura e hetimit pasuror është zhvilluar nga SPAK në bazë të ligjit Antimafia. Sipas hetimeve, pasuria e subjektit dhe e familjarëve të tij nuk ka rezultuar e justifikuar nga burime të ligjshme.

Gramoz Toto është dënuar më herët nga drejtësia italiane me 18 vite burg për shfrytëzim prostitucioni në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit