Në lidhje me situatën që u krijua sot në kryesinë e Kuvendit ku PD bëri përpjekje për të penguar punimet e seancës plenare ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi.
Ai shprehet se “Sot është kaluar çdo kufi me cenim fizik të deputetes të mazhorancës Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.”
Ai u bën thirrje deputetëve demokrat që të rikthehen në rrugën e dijes dhe të dialogut.
“Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.”, thekson Peleshi.