Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar Edi Ramën pas kërcënimeve të fundit ndaj deputetit Gazment Bardhi.
Gjatë një proteste te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi “Nëse guxon dhe prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh!”
Ai akuzoi Ramën se po përdor dhunën për të intimiduar opozitën dhe i bëri thirrje atij të mos mendojë se do të mbyllë gojën e opozitës përmes kërcënimeve.
Berisha: Të dashur miq, Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Në emër tuaj do i deklaroj këtu, se guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh.
Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa, kudo që të jesh do gjendesh dhe do të të bëhet gjyqi para shqiptarëve.
Prandaj mos mendo ti se për krimet e Olsit dhe tuat, për trafiqet e tua dhe të Olsit, për vjedhjet tua familjare dhe të Olsit, do mund t’i mbyllësh gojën opozitës.
Jo, kurrë, harroje!
Harroje dhe njëherë.
U them atyre mjeranëve të cilët nuk meritojnë as të quhen njerëz, mos u bëni zëdhënës të një kryekrimineli, të një kryehajduti që mbron krimet e tij, vëllait të tij, organizatës së tij kriminale qeveri, sepse do njësoheni me ta.
Dhe ky është një turp i madh.









