-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, jo vetëm objekt kulti, por kompleks social

Kryesoret

Gjatë inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan theksoi se ky tempull do të shërbejë jo vetëm si objekt kulti për besimtarët myslimanë, por si një kompleks social multifunksional.

Ai e përshkroi xhaminë, që mbulon mbi 10 mijë metra katrorë, si një strukturë që pasqyron vlerat e lashtësisë dhe historisë, duke kombinuar arkitekturën osmane me teknologjinë moderne.

“Xhamia e Namazgjasë, më e madhja në Ballkan, do zërë vendin e saj në kujtimet tonë, që i kanë rrënjët shumë të thella, duke kaluar 6 shekuj.

Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila mbart dhe transmeton vlera të lashtësisë dhe historisë tonë, deri te teknologjia më e re. Sic e shikoni serviret shumë bukur arkitektura klasike osmane e cila dominon në Ballkan.

Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katrorë, do u shërbejë 10 mijë myslimanëve shqiptarë që falin namazin.

Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por akoma më e gjerë. Multifuksional që do u shërbejë besimtarëve si një kompleks social, ku brenda saj ka salla konferencash, bibliotekë, ashensorë etj.

Dhe, kështu synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe harmonisë mes nesh”, tha Erdogan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit