Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan theksoi se kjo xhami do të jetë simboli i vëllazërisë mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Ai apeloi që të mos shkëputemi nga feja islame dhe të mos i lëmë sheshet bosh atyre që ushqejnë interesa personale.
Erdogan nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së xhamive si vende të shenjta që promovojnë paqen dhe solidaritetin.
Erdogan: Prioriteti ynë të thelojmë më tej raportet tonë me Shqipërinë. Janë dy kombe që e kanë mbështetur vendin tonë në çdo vështirësi. Së fundi, solidaritetin nga popullit turk dhe ai shqiptarë gjate fatkeqësive në vendet tona, ka ndodhur një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar. Njëra nga veprat të këtij solidariteti mes vendeve tona, është spitali në Fier si dhe rezidencat e tërmetit në Laç.
Shpresoj që për sa kohë që do vazhdojmë më këtë raport miqësor, do u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar, në mendimin islam, koncepti xhami qëndron në qendër të jetës. Njëkohësisht xhamitë janë vende të shenjta ku reflektohen vlera shpirtërore dhe që burojnë nga zemra dhe lavdërohen nga shoqëria dhe nxit bashkëpunimin dhe solidaritetin duke mbajtur të gjallë unitetin e kësaj xhamie.
Xhamitë nuk janë vendet ku thirren ezani e për tu adhuruar, janë për të thirrur mbarë njerëzimin në mirësi dhe urdhërimin e Allahun dhe i bashkon myslimanët në kupolën e vetme. Kjo është feja jonë e madhe që në një farë mënyrë na imponon detyrën, që jo vetëm ti ndërtojmë xhamitë, por t’i dalim zot e t’i mbrojmë. Nuk duhet të shkëputemi në asnjë moment nga feja islame, nga feja e paqes dhe t’ua lëmë bosh sheshin atyre grupeve që ushqejnë interesat e tyre për qëllimet e veta personale.









