-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mark Rutte njofton stërvitjen bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se aleanca do të fillojë stërvitjen e saj vjetore bërthamore, Steadfast Noon, që do të zhvillohet në Belgjikë dhe Holandë.

Stërvitja, që përfshin rreth 60 avionë nga 13 vende, do të simulojë misione me avionë luftarakë F-35A dhe bombardues B-52. Rutte theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes për t’u përgjigjur çdo kërcënimi, duke theksuar se NATO është e gatshme për çdo situatë.

Stërvitja do të zgjasë për rreth dy javë dhe nuk do të përdorë armë, por do të përfshijë 2,000 ushtarë.

“Në një botë të pasigurt është jetike që të testojmë mbrojtjen tonë dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kundërshtarët tanë të dinë se NATO është gati dhe është në gjendje t’i përgjigjet çdo kërcënimi,” tha Rutte në Londër pas takimeve me kryeministrin Keir Starmer dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“I gjithë stërvitja do të fokusohet veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Detin e Veriut, por edhe Belgjikën dhe Holandën”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit