Autorja koreano-jugore, Han Kang është nderuar me Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2024. Ajo u vlerësua “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”.
Han është autorja e parë koreano-jugore që fiton çmimin e letërsisë dhe gruaja e 18-të nga 117 çmimet e dhëna që nga viti 1901.
Han Kang e filloi karrierën e saj në vitin 1993 me botimin e një numri poezish në revistën “Literature and Society”, ndërsa debutimi i saj në prozë erdhi në vitin 1995 me përmbledhjen me tregime “Love of Yeosu”.