55 vjeçari Skënder Nika i cili u dhunua sot së bashku me bashkëshorten e tij në fshatin Arst të Fushë Arrëzit në një intervistë televizive ka dëshmuar rreth momentit të kësaj ngjarje.
Nika tha se personat e pandentifikuar të cilët i kishin shkuar në shtëpi i janë prenzantuar si punonjës policie, sipas tij njëri prej tyre ishte me automatik në dorë ndërsa tjetri me shkop.
“Më thanë ndalo policia u ula në tokë. Njeri kishte automatikë, 3-4 të tjerë kishin shkop druri. Ikën nga unë dhe më pas në rrugë gjetën gruan time. Ajo kuptoi se çfarë më ndodhi edhe erdhi të më ndihmojë, por e kapën në rrugë”, tha Nika.
Ndërkohë bashkëshortja e tij Bardhe Nika u shpreh para 3 ditësh dikush kanë kërcënuar edhe djalin./ BW









