-sidi education-spot_img
28.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

The Economist jehonë protestës: Të revoltuarit shfryjnë zemërimin ndaj elitës që mburret me pasuri!

Kryesoret

Media britanike The Economist i ka bërë jehonë protestës masive në Shqipëri e cila prej 17 ditësh kërkon dorëheqjen e Kryeministriot Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij pa asnjë komproimis.

“Edi Rama u rizgjodh lehtësisht për një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë. Megjithatë, ditët e fundit, ish-ylli i basketbollit, zakonisht me humor të mirë, është dukur gjithnjë e më nervoz. Çdo ditë që nga 31 maji, mijëra protestues janë shfaqur në rrugë për të kundërshtuar planet për zhvillime luksoze në plazhe që përfshijnë Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump”, thuhet në shkrimin e revistës, e cila thotë se protesta ka marrë edhe emrin “Revolucioni Flamingo”.

Drejtuesi i organizatës mjedisore EcoAlbania, Olsi Nika, citohet të ketë thënë se përplasja në Nartë ishte vetëm shkëndija që nxori në sipërfaqe pakënaqësi të grumbulluara prej kohësh, duke përmendur mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje.

Protestat janë të përhapura, thotë Diell Grazhdani, një ekzekutiv marketingu: “Njerëzit po flasin për gjithçka, nga të drejtat LGBT deri te të drejtat e pelikanëve.” Por të gjithë kërkojnë arrestimin e z. Rama dhe të Sali Berishës, udhëheqësit kryesor të opozitës.

“The Economist” e cilëson këtë lëvizje edhe si një revoltë të brezit të ri, duke theksuar se shumë të rinj shqiptarë nuk kanë njohur një skenë politike pa figurat kryesore të tranzicionit, si Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha.

“Disa i quajnë protestat një revoltë të Gjeneratës Z. Berisha u bë president i Shqipërisë për herë të parë në vitin 1992. Ai dhe. Rama e kanë dominuar politikën për aq kohë sa askush nën 40 vjeç nuk mund të kujtojë një kohë pa ta. “Ata na shohin të gjithëve si të modës së vjetër dhe një establishment që duhet të ikë”, thotë një mik i Rama.

Ndërsa gazetari Gjergj Erebara tha se “Rama nuk përballet me ndonjë sfidë serioze nga brenda Partisë së tij Socialiste. Ai ka vetëm shërbëtorë, por jo bashkëpunëtorë”.

“Protestuesit variojnë nga aktivistë liberalë kundër korrupsionit dhe ambientalistë deri te nacionalistë që bëjnë thirrje për një Shqipëri të Madhe duke përfshirë edhe Kosovën. Ata janë bashkuar kundër elitës politike të vendit të tyre. Ajo që do të arrijnë është më pak e qartë. Disa shohin ngjashmëri me protestat që kanë tronditur Serbinë vitet e fundit. Ashtu si në Serbi, lëvizja e re protestuese në Shqipëri dominohet nga të rinjtë. Ata po e shfryjnë zemërimin e tyre kundër një elite që mburret me pasurinë e saj. Flamingot e lagunës së Nartës u kanë dhënë atyre një simbol të ndezur rozë të pakënaqësisë. Por demonstratat pa udhëheqës të fortë dhe plane konkrete mund të përfundojnë duke arritur pak”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit