-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat/ Rama: Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat masive të cilat po mbahen prej ditësh kundra tij dhe gjithë qeverisë.

Në postimin e tij në facebook Rama ka publikuar një video të ditës së djeshme ku shfaqen dy kontraste në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, një grup qytetarësh duke shijuar ndeshjen e Kupës së Botës 2026 dhe grupi tjetër i protestuesve i cili u është drejtuar atyre që të ngrihen dhe ti bashkohen revoltës së tyre kundra Kryeministrit dhe qeverisë.

Postimi i Ramës

NJË NGA MËSIMET E VYERA TË HISTORISË  është se ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën.

Një grup vendos se ka të drejtë të frikësojë të tjerët për hir të atdheut. Britma zë vendin e argumentit. Rrethimi zë vendin e dialogut. Intimidimi paraqitet si aktivizëm dhe linçimi publik i tradhëtarëve si drejtësi e Zotit në emër të popullit.

Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës dhe kështu bëjnë edhe sot, duke e rritur eksponencialisht presionin mbi hapësirën demokratike falë rrugëve pa kontroll të internetit.

Kush nuk mendon si turma bëhet objekt i bullizmit masiv online, i fyerjeve, kërcënimeve, linçimit publik dhe fushatave të organizuara të damkosjes. Qëllimi nuk është debati. Qëllimi është heshtja. Të krijohet një klimë ku njerëzit zgjedhin të heshtin, jo sepse nuk kanë ç’të thonë, por sepse kostoja e të folurit bëhet shumë e lartë.

Historianët bien dakord se terrori i rrugës fillon me akte që duken “të vogla”, me sharje, intimidim, poshtërim publik, marshime rrugësh automobilistike dhe sulme të përzgjedhura ndaj individëve, ndërkohë që turma digjitale shumëfishon frikën dhe presionin.
Videoja më poshtë nga qendra e Tiranës mbrëmë flet vetë dhe është një tjetër pasqyrë ku mund të shihet çdokush që sheh qytetari demokratike në fjalorin e kësaj proteste, që nga tribuna e sharjeve, tek koret e linçimeve dhe ulërimat e marshuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit