-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tmerri i dytë në Vlorë! Pas përmbytjeve, bashkia e mbulon qytetin me pluhur (VIDEO)

Kryesoret

Pak ditë më parë Vlora u përmbyt si mos më keq. Milionat që janë hedhur në investime i mori vërshimi i ujit dhe balta. Dëmet ishin kolosale tek individët dhe bizneset. Nuk është hera e parë që ndodh dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë as e fundit këtë dimër që kemi përpara. Situatë e trashëguar, thonë socialistët.

Por harrojnë se nuk mbahet mend sa vite kanë në pushtet që i lënë radhën njëri tjetrit. Por si të mos mjaftonte kjo situatë me përmbytjet edhe kur koha është për bukuri prapë tregojnë se nuk dinë të menaxhojnë. “5Pyetjet.al” ju sjell një video me pamjet si po i pastron bashkia e Vlorës rrugët nga pasoja e përmbytjes.

Në pamje është lungomare. Strukturat e bashkisë nuk kujdesen që të mos e mbulojnë qytetin nga pluhuri por bëjnë më të vështirën duke e shpërndarë në ajër. Ky është tmerri i dytë që tregon qartë se në duart e kujt është bashkia e Vlorës…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit