Gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna, e zhdukur në territoret e uzurpuara nga Rusia, ka ndërruar jetë gjatë kohës së saj në robëri, njoftuan autoritetet ukrainase më 10 tetor.
Informacioni u konfirmua nga Petro Yatsenko, përfaqësuesi i Shtabit të Koordinimit të Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, pas një hetimi të brendshëm mbi zhdukjen e saj. Rreth rrethanave të vdekjes së Roshchynes ende ka paqartësi dhe po hetohen.
Roshchyna, një gazetare e njohur, kishte punuar për Radion Evropa e Lirë dhe media të tjera ukrainase. Ajo u zhduk në fillim të gushtit 2023, pasi udhëtoi nga Ukraina për në Poloni dhe më pas në territoret e pushtuara. Komunikimi i saj të fundit ishte më 3 gusht 2023.
Yatsenko njoftoi se janë bërë përpjekje për lirimin e saj, ndërsa Andriy Yusov nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës konfirmoi se ajo ishte planifikuar të ishte pjesë e një marrëveshjeje për këmbimin e të burgosurve.
Vdekja e Roshchynes thekson rreziqet që përballen gazetarët në zona lufte, me mbi 100 gazetarë të prekur nga pushtimi rus që nga fillimi i tij në shkurt 2022.