Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetja Oriola Pampuri janë pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Basha uroi Gashin për detyrën e re, si dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me interesin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Kështu që dua të falënderojë nga zemra për mikëpritjen, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të përhershëm në dobi të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht të ecjes përpara të Republikës të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian të vendit me gjithë reformat e brendshme. Dhe ta sigurojë për mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin tim, të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin krah për krah përpara në procesin e integrimit europian. Sigundër shpresoj që ta mirëpresim së shpejti në Shqipëri”, u shpreh Basha.