Pasditen e sotme një konflikt mes tre personave ka ndodhur në bulevardin e Peshkopisë në Dibër.
B.M., ka konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me dy punonjësit e bashkisë Dibër me inicialet B.K., dhe E.M.
Të tre personat janë shoqëruar në komisariatin e policisë Dibër.
Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.